IMPERIAL CINEMAS 3D

 

Zini nje karrige dhe shijoni kinemane 3D si asnjehere me pare. Zhytuni ne nje pervoje qe nuk mund ta gjeni ne shtepi.

 

Nje sistem zeri kristal, pamje befasuese dhe aksionin e ekranit te madh jua sjell si asnjehere me pare, IMPERIAL CINEMAS 3D.

 

Nje pervoje reale

IMPERIAL 3D ju vendos aty ku behet aksioni. Ne cdo shfaqje 3D, do te ndiheni sikur historia po shpaloset perreth jush.

Teknologjia me bashkohohe

Magjia e IMPERIAL 3D vjen nga sistemi kinematografik XpanD dhe me sistemin e projeksionit NEC.

Cilesi e jashtezakonshme e figures

Me filmat dixhitale cilesia mahnitese e figures ruhet gjate te gjithe shfaqjes se filmit ne kinema – imazhet dixhitale nuk e humbin asnjehere cilesine.

Syzet me teknologjine me te fundit

Syzet tuaja XpanD krijojne imazhe dixhitale 3D qe duken aq reale sa mund t'i prekni. Syzet rrijne mjaft mire ne syte e kujtdo qe ka nje moshe mbi 3 vjec.

 

Si funksionon kinemaja 3D?

Gjate realizimit te filmave 3D, perdoren dy kamera per cdo xhirim, duke perftuar dy pamje mjaft te peraferta por me pika vrojtimi te ndryshme. Keto behet burime te vecanta te figures - nje per cdo sy. Gjate shfaqjes se filmave 3D, projektori luan nje imazh per syrin e majte, nje per syrin e djathte njeri pas tjetrit, aq shpejt sa ju mendoni se ato po luhen ne te njejten kohe. Syzet tuaja 3D i tregojne secilit sy figuren e duhur dhe truri juaj ju mashtron me imazhe tre dimensionale, kur ne te vertete, jane vetem dy.

E gjithe kjo ndodh pa e kuptuar - keshtu qe ju thjesht uluni, rehatohuni dhe shijoni filmin 3D.

Filma 3D në imperial